Administrate e Joe Biden ka përcaktuar zyrtarisht se dhuna e kryer kundër pakicës myslimane Rohingya nga ushtria e Mianmarit përbën gjenocid dhe krime kundër njerëzimit, thanë zyrtarët amerikanë për agjencinë e lajmeve Reuters.
Sekretari i Shtetit Antony Blinken do të shpallë vendimin të hënën në Muzeun Përkujtimor të Holokaustit në Uashington, thanë zyrtarët amerikanë, i cili aktualisht paraqet një ekspozitë mbi gjendjen e Rohingya-ve, transmeton portal arbresh.info
Konfirmimi vjen pas gati 14 muaj pasi administrata e Biden e morri detyrën dhe u zotua që të kryente një rishikim mbi dhunën në Mianmar.
Forcat e armatosura të Mianmarit filluan një operacion ushtarak në vitin 2017 që detyroi të paktën 730,000 nga Rohingya kryesisht myslimanë të largoheshin nga shtëpitë e tyre.
Të vendosur në Bangladeshin fqinjë, ata kanë treguar për vrasjet, përdhunimet masive dhe zjarrvëniet që janë kryer nga ushtria e Mianmarit.
Në vitin 2021, ushtria e Mianmarit mori pushtetin me një grusht shteti.
Zyrtarët amerikanë dhe një firmë e jashtme ligjore mblodhën prova në një përpjekje për të njohur shpejt seriozitetin e mizorive, por më pas Sekretari i Shtetit Mike Pompeo nuk pranoi të bënte një vendim.
Blinken urdhëroi “analizën e tij ligjore dhe faktike”, thanë zyrtarët amerikanë për Reuters në kushte anonimiteti.
Analiza arriti në përfundimin se ushtria e Mianmarit po kryen gjenocid dhe Uashingtoni beson se vendosmëria formale do të rrisë presionin ndërkombëtar për të mbajtur përgjegjës juntën./arbresh.info/
Sveçla: Drejtësia për Banjskën nuk përfundon këtu, dënime ma...
Deputetët serbë lëshojnë sallën pas vendimit për sulmin terr...
Prokurori Naim Abazi pas aktgjykimit për Banjskën: Do të kër...
Aktgjykimi për rastin e Banjskës, Dushan Maksimoviq dënohet ...
Të akuzuarit për rastin “Banjska” Vlladimir Tolliq dhe Bllag...
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë