Një sulm në një qendër shitjeje të automjeteve “Tesla” në qytetin amerikan të Las Vegasit të martën ka lënë disa automjete të dëmtuara, me të paktën dy të përfshira nga flakët.
Autoritetet besojnë se i dyshuari, i veshur me të zeza, ka përdorur koktej molotovi dhe armë zjarri për të kryer sulmin rreth orës 2:45 të mëngjesit me kohën lokale.
Të paktën pesë automjete Tesla u dëmtuan në “të paktën tri raunde” të të shtënave dhe fjala “rezisto” është shkruar me spërkatës në dyert e përparme të biznesit, tha ndihmëssherifi Dori Koren nga Departamenti i Policisë Metropolitane të Las Vegasit (LVMPD) në një konferencë shtypi.
Në një nga automjetet është gjetur një koktej molotovi i pandezur.
Koren tha se ky ishte një “sulm me shënjestër”, por shtoi se besojnë se ishte i izoluar dhe nuk ka ndonjë kërcënim të mëtejshëm për publikun e gjerë.
Ai tha se si masë paraprake, kanë shtuar praninë e policisë në lokacionet e Teslas.
Shefi ekzekutiv i Teslas, Elon Musk e dënoi sulmin në X, duke e quajtur atë “të çmendur dhe thellësisht të gabuar”. Ai theksoi se Tesla, si prodhues i automjeteve elektrike, “nuk ka bërë asgjë për t’i merituar këto sulme të liga”.
Sulmi është pjesë e një vale sulmesh që kanë synuar objektet e Teslas, të nxitura nga reagimet kundër aktiviteteve politike të Muskut, duke përfshirë rolin e tij në Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë (DOGE) nën administratën Trump.
Trump është zotua të etiketojë dhunën e tillë si terrorizëm të brendshëm dhe ka kërcënuar autorët me pasoja.
Javën e kaluar, Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi lëshoi një paralajmërim për vandalët e Teslas, duke thënë: “Nëse do të prekni ndonjë Tesla, shkoni në një pikë shitjeje, bëni ndonjë gjë, më mirë kini kujdes sepse ne po ju ndjekim”./abcnews.al
Begaj përkujton 106-vjetorin e Kongresit të Lushnjës: Moment...
50 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kadetët e FSK-së trajnohen për mbijetesë në kushte dimërore
Liverpooli përgatit goditjen e madhe, synon yllin e madh ang...
Rama përkujton 21 Janarin: 15 vjet nga një krim shtetëror i ...
Hoti për Rugovën: Në kohë të errëta, zgjodhi mençurinë mbi u...