Shtetet e Bashkura mbesin lidere në botë për shitjen e armëve, duke llogaritur 34 përqind të shitjeve globale në pesë vjetët e fundit, thuhet në një studim të ri.
Rusia gjendet në vendin e dytë me rreth 20 përqind të shitjes së armëve në botë, është thënë në raportin më të ri të Institutit Ndërkombëtar të Paqes në Stokholm (SIPRI).
Sipas tij, shitja e armëve amerikane është rritur për 30 përqind në periudhën kohore 2008-2012.
“Bazuar në marrëveshjet e nënshkruara në administratën e ish-presidentit Obama, shitja e armëve në periudhën 2013-2017 ka shënuar nivelin më të lartë nga vitet 1990”, ka thënë udhëheqësja e programit të armëve në institut, Aude Fleurant.
“Këto marrëveshje dhe kontrata tjera të nënshkruara më 2017, i sigurojnë SHBA-së, vendin e parë në eksportin e armëve edhe në vitet në vijim”, ka shtuar ajo.
SHBA ka shitur armë në të paktën 98 shtete, duke përfshirë aeroplanët luftarakë dhe ata për transport”, ka thënë instituti.
Sipas studimit, Rusia ka eksportuar armë në 47 shtete, duke përfshirë edhe forcat rebele në lindje të Ukrainës, ku separatistët e mbështetur nga Moska janë duke luftuar me qeverinë në Kiev.
Në përgjithësi shitja e armëve të Rusisë ka rënë për 7 përqind, në krahasim me periudhën paraprake pesëvjecare.
Franca listohet në vendin e tretë, e përcjellur nga Gjermania dhe Kina.
Ministrja izraelite e quan ‘Bordin e Paqes’ të Trump një ‘pl...
Indonezi, të paktën 16 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga...
140 kg eksplozivë të gjetur në veri, Baliqi: Janë prodhuar n...
IA zbulon gjatë gjumit rrezikun për 130 sëmundje
Barcelona bën detyrën ndaj Oviedos, rikthehet si lidere e La...
Aksident i rëndë në Fier, vdes 35-vjeçari