Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Jugore janë pajtuar më 21 maj për të shtuar masat frenuese ndaj Koresë së Veriut, si dhe për të zgjeruar bashkëpunimin në një mori çështjesh, duke nisur nga siguria kibernetike, energjia bërthamore, siguria rajonale dhe zinxhirët e furnizimit.
Në një deklaratë të përbashkët për media, pas samitit të parë mes presidentit amerikan, Joe Biden dhe presidentit të ri jugkorean, Yoon Suk-yeol, të dyja shtetet janë zotuar se do të zgjerojnë aleancën për t’u përballur me çështje përtej Koresë Veriore, ndonëse mesin të hapura për të biseduar me Phenianin.
Të dy liderët kanë shprehur shqetësimet e tyre për përhapjen e koronavirusit në Korenë Veriore dhe kanë thënë janë të gatshme të punojnë me komunitetin ndërkombëtar për të ofruar ndihmë./REL/
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Val...
Merz: Evropa do të shmangë çdo përshkallëzim me SHBA
Federata e Futbollit të Marokut paralajmëron se do të ndërma...