Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme të rralla ajrore ndaj forcave pro-qeveritare siriane pas një sulmi siç e quajtën ata të paprovokuar mbi luftëtarët aleatë kurdë dhe arabë.
Rreth 100 luftëtarë pro-qeveritarë janë vrarë në një incident brenda natës në provincën Deir al-Zour, transmeton portali arbresh.info
Ata kanë tentuar të përparojnë në lindje të lumit Eufrat që është kapur nga grupi Shteti Islamik.
Media shtetërore tha se “agresioni” amerikan la dhjetëra njerëz të vdekur ose të plagosur.
Lugina e Eufratit të Mesëm shërben si një vijë jozyrtare për demarkacionin në Sirinë lindore, me qeverinë që kontrollon anën perëndimore dhe SDF në lindje. Të dy palët janë ndeshur atje gjatë vitit të kaluar duke kërkuar për të përzënë militantët e IS nga bastioni i tyre i fundit i madh në vend./Arbresh.info/
SPAK godet grupin kriminal për trafik heroine në Shqipëri d...
Sot Renee feston ditëlindjen, ky është urimi emocionues i ma...
Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova arrin në Arabinë Saudi...
ShBA-ja thotë se Izraeli e Libani janë pajtuar për ta zgjatu...
Trajneri i West Ham: `VAR po krijon shumë dyshime në Premier...
Cikloni i fuqishëm godet vendin të shtunën: Shqipëria, Maqed...