Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, u pajtuan për një plan që synon reduktimin e tensioneve tregtare midis BE-së dhe SHBA-së.
Dy zyrtarët u takuan për më shumë se dy orë në Shtëpinë e Bardhë përpara se të bënin publike marrëveshjen, e cila nga ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmaier, u përshkrua si “përparim i madh që mund të shmangë luftën tregtare dhe të shpëtojë miliona vende pune”.
Me këtë marrëveshje, Shtetet e Bashkuara nuk do të vazhdojnë me planet për vënien e tarifave mbi prodhuesit evropianë të makinave dhe dy palët do të punojnë për të zgjidhur çështjen e tarifave amerikane mbi çelikun dhe aluminin.
Bashkimi Evropian, ndërkaq, u zotua për blerjen e fasuleve dhe të gazit natyror nga SHBA-ja.
Trump u tha gazetarëve se dy palët janë pajtuar për të nisur një “fazë të re” të marrëdhënieve dhe për të punuar së bashku drejt “zero tarifave dhe zero barrierave”.
DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...
Rama nesër vizitë në Itali, do takojë Melonin
Hyri në fuqi të premten, sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE ...
Dy të vdekur në një aksident me aeroplan të vogël në Gjerman
Super “makazze” në “Ancient”, NAVI një hap larg play-offit t...