
In this photo provided by South Korea's Joint Chiefs of Staff, the aircraft carrier USS Carl Vinson, left, sails with South Korean Navy's Aegis destroyer King Sejong the Great and Japan's Maritime Self-Defense Force Aegis destroyer Kongou in the international waters of the southern coast of Korean peninsular during a recent joint drill in 2024. The three countries conducted combined naval exercises involving the American aircraft carrier in their latest show of strength against nuclear-armed North Korea, South Korea’s military said Wednesday, Jan. 17, as the three countries' senior diplomats were to meet in Seoul to discuss the deepening standoff with Pyongyang. (South Korea's Joint Chiefs of Staff via AP)
Japonia nënshkroi marrëveshje me SHBA-në për blerjen e 400 raketave Tomahawk dhe pajisjeve përkatëse. Ministri japonez i Mbrojtjes, Kihara Minoru, u takua në kryeqytetin Tokio me Rahm Israel Emanuel, ambasadorin e SHBA-së në Tokio.
Gjatë takimit, ministri Kihara dhe ambasadori Emanuel, nënshkruan marrëveshjen për blerjen e 400 raketave Tomahawk me bazë tokësore. Në kuadër të marrëveshjes, Japonia do të paguajë gjithsej 254 miliard yen (1.7 miliard dollarë) në lidhje me 400 raketat Tomahawk dhe pajisjeve të përkatëse.
Sipas Ministrisë japoneze të Mbrojtjes, pagesa do të kryhet brenda një afati prej 3 vitesh duke filluar që nga prilli 2025. Në takim ministri Kihara deklaroi se Japonia ka përshpejtuar procesin e blerjes së Tomahawk nga SHBA-ja për shkak të “një mjedisi sigurie i cili bëhet gjithnjë e më serioz”.
Mediat ndërkombëtare njoftojnë se, ambasadori amerikan Emanuel, njoftoi se duke filluar që nga marsi vendi i tij do të ofrojë trajnime për Forcat Vetëmbrojtëse të Japonisë për përdorimin e raketave Tomahawk./A2CNN
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...