SHBA, 25 liderë fetar i bëjnë thirrje presidentit Biden për kthim në marrëveshjen bërthamore me Iranin

23:14 | 24 Qershor 2022

Në SHBA, një grup i përbërë nga 25 liderë fetar, në një deklaratë të përbashkët i bënë thirrje presidentit amerikan, Joe Biden, për kthim në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me Iranin transmeton Anadolu Agency (AA).

“Kemi shqetësim të thellë nga lajmet e fundit të cilat pretendojnë negociatat bërthamore mes Iranit dhe SHBA-së janë në prag të rënies dhe se është rritur rreziku i përhapjes së luftës dhe armëve bërthamore”, thuhet në deklaratë e përbashkët nga grupi nën kryesimin e Komitetit të Miqve të Legjislacionit Kombëtar (FCLN)

Rikthimi në marrëveshje “do të jetë një fitore e rëndësishme për paqen, diplomacinë dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme”, thuhet më tej, ku gjithashtu pretendohet se Irani do të ndalë programin e tij bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Po ashtu njoftohet se deklarata u nënshkrua nga një koalicion i gjerë i përbërë kryesisht nga liderë të krishterë, përfshirë edhe disa liderë hebrenj.

– Negociatat bërthamore me Iranin

Bisedimet, në të cilat diskutohet për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bërthamore të Iranit të nënshkruar në vitin 2015 dhe kthimin e SHBA-së në marrëveshje, po vazhdonin në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të nivelit të lartë nga Rusia, Kina, Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe Irani.

Ndërsa Washingtoni, i cili u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja në vitin 2018, siguronte pjesëmarrje në mënyrë indirekte në bisedime përmes BE-së.

Washingtoni dëshiron që Teherani të kthehet në angazhimet e tij në marrëveshje, ndërsa Irani kërkon që SHBA-ja, e cila u largua në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore, të kthehet fillimisht në marrëveshje, të heq të gjitha sanksionet dhe të japë garanci se nuk do të largohet më nga marrëveshja.

Shpërndaje në rrjete sociale