Protestuesit koreano-jugorë që përkrahin presidenten e shkarkuar, Park Geun-hye mbajtën sot një tubim për të demonstruar kundër vendimit të gjykatës.
Dhjetëra-mijëra përkrahës së udhëheqëses së përmbysur, u mblodhën pranë Bashkisë së Seulit, duke valëvitur flamuj koreano-jugor dhe duke hedhur sllogan si “shkarkimi i presidentes, i pavlefshëm”.
Park u shkarkua nga Gjykata Kushtetuese lidhur me një skandal korrupsioni që e ka zhytur vendin në një krizë politike.
Vendimi i djeshëm për të mbajtur në fuqi një votë parlamentare për ta hequr nga detyra zonjën Park, ishte një dështim tronditës për udhëheqësen e pare grua në vend.
Koreja e Jugut tani duhet të mbajë zgjedhje deri më 9 maj për të zgjedhur personin që do ta zëvendësojë zonjën Park.
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...