Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka lëshuar një deklaratë duke thënë se më shumë se 100 raketa lundruese dhe raketore u shkarkuan nga SHBA’ja, Britania dhe Franca.
Përmes një deklarate të lëshuar nga zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, thuhet se koalicioni, i ka lëshuar më shumë se 100 raketa lundruese dhe ajrore. Ata thonë se raketat kanë prekur edhe objektet civile të Sirisë, pos atyre ushtarake, shkruan The Guardian, transmeton Express.
Rusia pretendon se një numër i konsiderueshëm i raketave u qëlluan në mbrojtjet ajrore të Sirisë, të ndërtuara nga Bashkimi Sovjetik më shumë se 30 vjet më parë.
Mirëpo, ata thanë se asnjë mbrojtje ajrore ruse me bazë në Siri nuk u godit nga bombardimet./gazeta express/
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...