Seri shpërthimesh dëgjohen mbi Jerusalem pasi zbulohen raketa iraniane

22:25 | 1 Mars 2026
E.H

Sirenat e sulmeve ajrore janë ndezur dhe shpërthimet janë dëgjuar mbi Jerusalemin Perëndimor, pasi ushtria izraelite tha se zbuloi raketa të lëshuara nga Irani drejt Izraelit.

“Pak kohë më parë [ushtria izraelite] identifikoi raketa të lëshuara nga Irani drejt territorit të shtetit të Izraelit”, tha ushtria, transmeton Telegrafi.

“Sistemet mbrojtëse po veprojnë për të kapur kërcënimin”, shtoi deklarata, duke i bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në strehimore.

Në anën tjetër, mediat iraniane raportojnë se izraelitët kanë goditur një spital në kryeqytetin e Iranit.

Deri më tani nuk raportohet për të vrarë apo plagosur në sulmin mbi spital. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme