Senatorët amerikanë thonë se janë më të sigurtë se kurrë pas një raportimi privat të CIA-s që princi saudit i kurorës kishte një rol në vrasjen e gazetarit.
Në një sulm të ashpër, senatori Lindsey Graham tha se kishte besim të madh që Mohammed bin Salman ishte bashkëpunëtor në vrasjen e Jamal Khashoggit, transmeton portali arbresh.info.
Republikani nga Karolina e Jugut e përshkroi princin saudit si një “top shkatërrimtar”, “të çmendur” dhe të “rrezikshëm”.

Sauditët kanë akuzuar 11 vetë, por mohojnë se princi i kurorës ishte i përfshirë.
Anëtarët e Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë nuk i kursyen fjalët pas njoftimit të drejtorit të CIA-s Gina Haspel të martën.
Senatori tha se nuk mund të mbështeste luftën kufitare të Arabisë Saudite me Jemenin apo shitjen e armëve në Riad, për aq kohë sa princi i kurorës mbetej në pushtet./Arbresh.info/
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...