Senati ka votuar për të konfirmuar zgjedhjen e Presidentit Joe Biden për të mbikëqyrur departamentin e punëve të veteranëve.
Senati konfirmoi Denis McDonough si sekretar të punëve të veteranëve me votim 87-7 të hënën. McDonough ishte shef i stafit të Presidentit Barck Obama, raporton AP.
McDonough do të mbikëqyr një agjenci të gjerë e cila ka prezantuar sfida organizative për të dy partitë gjatë viteve. Por ai nuk ka shërbyer kurrë në forcat e armatosura, një fakt i shënuar nga grupet kryesore të avokimit të veteranëve, transmeton arbresh.info.
McDonough shpalli përvojën e tij të punës në administratën e Obamës, duke u thënë ligjvënësve se ai kuptonte si të zgjidh sfida komplekse në të gjithë qeverinë. Ai tha se përvoja e tij si shef i stafit gjithashtu i mundësoi atij të shihte sakrificat që bëjnë veteranët dhe se ai ndien se u detyrohet një borxh të thellë mirënjohjeje atyre që shërbyen në ushtri.
McDonough do të zëvendësoj Robert Wilkie, i cili shërbeu si sekretar i punëve të veteranëve nën Presidentin Donald Trump./arbresh.info/
Sveçla pritet nga homologu turk, kërkon avancim të bashkëpun...
“3 probleme më pak”, Guxo reagon pasi Avdyli, Statovci e Res...
Erion Veliaj në gjykatë: Po përballem me sulm politik dhe ju...
Aksident në Pejë: Motoçikleta përplaset me veturën – një i l...
IKSHPK: Rrezik shumë i ulët nga Hantavirusi, qytetarët të mo...
OBSH: Situata me Hantavirusin është serioze, por rreziku për...