Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump është shpallur i pafajshëm nga Senati në procesin e inicuar për ta gjykuar për nxitje të dhunës në Senatin amerikan.
Edhe pse votat finale ishin 57 pro dhe 43 kundër, nevojiteshin vetëm 34 kundër – dy e treta e shumicës, që të hidhen poshtë akuzat ndaj tij, shkruan Sky News transmeton portali arbresh.info
Shtatë anëtarë të partisë së Trumpit (Senatorët Sasse, Romney, Burr, Collins, Murkoëski, Toomey dhe Cassidy”, iu bashkuan demokratëve në procesin e gjykimit të Trumpit.
Trump akuzohej për “nxitje të rebelimit” gjatë muajve të fundit kur edhe në Senatin amerikan u futën turma e mbështetësve të tij, kur edhe Kongresi po tentonte të ratifikonte rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit – ku Trump humbi nga Joe Biden. /arbresh.info/
Horoskopi i datës 3 qershor, e mërkurë
Arrestohet 25-vjeçari në Kaçanik, dyshohet se shtiu me armë ...
SHBA-të dhe Irani nisin sulme të reja mes bisedimeve të ngec...
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin ...
PE-ja pritet të votojë raportin për Kosovën
Moti sot me diell, temperatura arrin 27 gradë