SHBA, Britania e Madhe dhe disa vende të Europës kanë raportuar për rastet në rritje të hepatit tek fëmijët.
Në total deri me tani janë raportuar 190 raste dhe një humbje jete, transmeton portal arbresh.info
Së fundmi edhe Italia ka raportuar për 11 raste, dy prej të cilave janë konfirmuar nga vetë Ministria e Shëndetësisë.
Situata me sëmundjen misterioze është duke u shfaqur shumë shqetësuese, pasi disa fëmijëve u është dashur t’i nënshtrohen edhe transplatimit të mëlçisë.
Simpatomat kryesore të sëmundjes të identifikuara deri me tani janë dhimbjet e barkut, diarre, të vjella, humbje oreksi dhe loidhje.
Shkencëtarët në studimet e fundit kanë raportuar se kufizimet për shkak të pandemisë, kanë vonuar kontraktimin e fëmijëve me bakteriet, duke u dobësuar atyre sistemin imunitar.
Asnjëri nga fëmijët e sëmurë nuk ka qenë i vaksinuar kundër koronavirusit./arbresh.info/
Nis skriningu neonatal për foshnjat e porsalindura në Spital...
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ...
Çitaku takon Presidentin Costa: Kosova duhet të vazhdojë rru...
Pas vendosjes së tabelave, Fitore Pacolli: Mos keni merak, v...
Kurti pret Antonio Costan: Kosova është e gatshme për status...
Shtyhet vendimi i Apelit për Mario Përlleshaj