Kapet një sasi rekord droge në Ekuador. Policia ka sekuestruar 22 tonë kokainë, që përbën një nga konfiskimet më të mëdha të drogës në vendin e Amerikës Latine.
Në një deklaratë të lëshuar nga ushtria thuhet se lënda narkotike, e cila ishte e shpërndarë në 733 pako do të transportohej në Azi, Evropë dhe Amerikë.
Në rrjetet sociale autoritetet ekuadoriane postuan këtë video, e cila tregon pako të mbështjella me qese plastike, disa prej të cilave kishin etiketa që mbanin emrat e disa linjave ajrore.
Kapja e kësaj sasie rekord të lëndës narkotike vjen në një kohë kur vendi u zhyt në kaos pas arratisjes nga burgu të kryetrafikantit famëkeq të drogës, Adolfo Masias Vilamar. Qeveria e Ekuadorit fajëson bandat e fuqishme të trafikut të kokainës për dhunën në rritje./Klan News
Haxhi Shala u lirua me kusht, e konfirmon Specialja
Prishtina transferon ish-lojtarin e Borës
Dyshime për manipulim të votave në Gjilan, intervistohen 14 ...
AUV ndalon importin e kafshëve të gjalla dhe produkteve të t...
Autobusi bie në lumë, të paktën 10 të vdekur në Nepal
Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbash...