Guardia di Finanza në Katania bën me dije se ka sekuestruar një sasi shumë të madhe lënde narkotike të llojit kokainë, e hedhur në mes të detit.
Kokaina që peshonte 2 tonë dhe arrin një vlerë prej 400 milionë eurosh u gjet nga motovedetat e rojës bregdetare në brigjet lindore të Siçilisë.
Droga ishte izoluar shumë mirë që të mos depërtonte uji dhe ishte futur në një rrjet, ku kishte dhe disa mjete sinjalizuese.
Sipas autoriteteve, mendohet që ka qenë një anije tjetër që e ka hedhur drogën në det për t’u marrë nga trafikantë të tjerë të cilët do ta nxirrnin në breg.
Deri në këto momente nuk ka asnjë person të arrestuar për drogën, ndërkohë që policia ka nisur hetimet./A2
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar