Sekretari i Shtetit Michael Pompeo i bëri thirrje Kosovës të heqë tarifat ndaj mallrave serbe.
Sipas njoftimit të zëdhënëses së Departamentit të Shtetit Morgan Ortagus, gjatë takimit me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi të mërkurën, Sekretari Pompeo i bëri thirrje Kosovës të shfrytëzojë momentin e krijuar pas nënshkrimit të dokumenteve që synojnë krijimin e lidhjeve ajrore, hekurudhore dhe tokësore midis Prishtinës dhe Beogradit.
Sekretari Pompeo, sipas zëdhënëses “pret që Kosova të heqë tarifat ndaj mallrave serbe, në mënyrë që popujt e të dy vendeve të kenë përfitimet maksimale ekonomike dhe tregëtare, një hap ky jetik për të rifilluar bisedimet për normalizmimin e përgjithshëm të marrëdhënieve”.
Sekretari i Shtetit, sipas zëdhënëses, ripohoi partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës dhe mbështetjen për një Kosovë të pavarur dhe sovrane.
Sekretari Pompeo përshëndeti zgjedhjet e fundit dhe formimin e qeverisë së re, duke theksuar rëndësinë e sundimit të ligjit dhe zhvillimit ekonomik për begatinë e Kosovës.
Sekretari Pompeo po ashtu, ritheksoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Gjykatën Speciale, puna e të cilës është jetike për të sjellë drejtësi për viktimat dhe për të forcuar shtetin ligjor në Kosovë./voa/
DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...
Rama nesër vizitë në Itali, do takojë Melonin
Hyri në fuqi të premten, sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE ...
Dy të vdekur në një aksident me aeroplan të vogël në Gjerman
Super “makazze” në “Ancient”, NAVI një hap larg play-offit t...