Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres iu drejtua sot Këshillit të Sigurimit, duke folur për rifillimin e Luftës së Ftohtë.
Sekretari i Përgjithshëm nisi fjalimin e tij me çështjen e sulmit kimik n qytetin sirian të Doumas, transmeton portali arbresh.info.
“Rritja e tensioneve dhe pamundësia për të arritur një kompromis në krijimin e një mekanizmi llogaridhënës kërcënojnë të çojnë në një përshkallëzim të plotë ushtarak”, deklaroi Guterres në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke iu referuar pretendimeve të fundit të SHBA dhe aleatëve të saj, duke thënë se Damasku ishte prapa sulmit të supozuar kimik.
Zyrtari i lartë i OKB përsëriti dënimin e fortë të përdorimit të armëve kimike nga çdo palë në konflikt dhe në asnjë rrethanë./Arbresh.info/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës