31 vjeçari, Sebastian Kurz duket se do të bëhet kancelari i ardhshëm i Austrisë, pasi Partia e tij Popullore fitoi më shumë vota në zgjedhjet parlamentare. Partia e Lirisë e Ekstremit të djathtë mund të jetë çelësi për Qeverinë e tij.
Kryesuesi i Partisë Popullore së Austrisë, Sebastian Kurqz fitoi 30.2 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare të së dielës, duke shënuar një fitore të madhe për 31 vjeçarin, sipas numrit të fundit të votave, transmeton Indeksonline.
Partia austriake e Lirisë kundër imigrimit arriti vendin e dytë me 26.8 për qind, ndërsa Partia Social Demokrate arriti të marr 26.3 për qind.
Ndryshe, fushata parazgjedhore parlamentare u për qëndrua në migracion sidomos kriza e emigracioni të vitit 2015 që polarizoi politikën evropiane. Atë vit, Austria u përdor si një port për gati 900 mijë emigrantë që dolën nga Gjermania.
Kështu, Kurz premtoi të parandalojë një përsëritje të valës së emigracionit të vitit 2015 dhe shkurtojë aksesin ndaj përfitimeve të mirëqenies sociale për të sapoardhurit për të paktën pesë vjet. Kjo ishte arsyeja edhe pse ai mori kaq shumë vota
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...
Shkodër: Vdes në burg i dënuari me 25 vjet për vrasjen e gru...
Abelard Tahiri kërkon të mos jetë në dhjetëshen e parë të li...
“Nëna të ka vdek ti viktimizohesh”, Labinoti akuzon Elijonën
Prokuroria jep detaje për vdekjen e 45-vjeçarit në QKUK
Ky është personi që humbi jetën në QKUK, ishte i dyshuar për...