Aktori dhe regjisori Sean Penn, i cili deri para pak kohësh ndodhej në Ukrainë ku po xhironte një dokumentar, ka dhënë intervistën e parë pas largimit nga vendi.
Në intervistën e tij të parë për CNN pas largimit nga Ukrainë, ai ka vlerësuar Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, me të cilin u takua një ditë para pushtimit rus, transmeton portal arbresh.info
“Guximtar, dinjitoz dhe i dashur”,tha Penn për Presidentin ukrainas.
“Ishte e qartë se po merrja pjesë në diçka, ishte e qartë se diçka e re po i ndodh botës moderne sa i përket guximit, dinjitetit dhe dashurisë. Ishte një moment i jashtëzakonshmë. Mënyra se si e bashkoi atë vend. Më bëri përshtypje dhe u preka dhe u shqetësova për të dhe Ukrainën”, tha aktori, ndërsa u bëri thirrje shikuesve të ndihmojnë Ukrainën.
Ai shtoi se grupi i tij jofitimprurës, “Përpjekja e Ndihmës së Organizuar nga Komuniteti” (CORE), po bën gjithçka që mundet për të ndihmuar njerëzit në Ukrainë, për të shpërndarë furnizime higjienike, për t’u dhënë refugjatëve ndihmë financiare dhe ujë. Ai tregoi gjithashtu se si jeta e ukrainasve ka ndryshuar rrënjësisht dhe se ata tani jetojnë në një “realitet të ri” të zymtë.
“Shumë njerëz, shumë prej tyre të pasur, kanë lënë punët dhe llogaritë bankare, ky është realiteti i tyre i ri tani,” tha Penn, duke lavdëruar zyrën e Presidentit Volodymyr Zelensky, që po i tregon botës të vërtetën mbi Ukrainën.
Sipas aktorit të njohur, Vladimir Putin nuk do të tërhiqet shpejt nga kjo luftë.
Kujtojmë se Sean Penn prej muajsh po punon për një dokumentar për tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës dhe dy javë më parë shkoi në Ukrainë./arbresh.info/
Besnik Salihu dënohet me 25 vjet burgim për vrasjen në Dumni...
Kosova dhe Shqipëria synojnë partneritetin doganor, për leht...
“Shok, me siguri nesër përfundon” – mesazhi që Murseli ia dë...
Joao Pedro arrin një rekord historik në Premier League
FSK-së kryen ushtrimin 36 orësh, kadetët zhvilluan trajnim p...
Policia gjen granata dore dhe uniforma të Policisë së Kosovë...