Reshjet e dendura të shiut në pjesën jugore të Indisë e Sri-Lankës kanë lënë të vdekur së paku 41 persona, thanë auotirtetet të enjten. Parashikuesit e motit presin që reshjet të pakësohen në ditët e ardhshme.
Departamenti Indian i Meteorologjisë parashikon reshje të lehta dhe të mesme në zonat më të prekura, me vërshime rastësore të disa rrugëve dhe zonave me shtrirje të ulët mbi nivelin e detit.
Meteorologët në Sri-Lankë thanë se pritet që reshjet në këtë vend të pakësohen të enjten, pasi presioni i ulët, që e solli motin e lig, të jetë larguar, shkruan Reuters, transmeton express.
“Më e keqja ka kaluar dhe do të ketë reshje të kohëpaskohshme”, tha Pradeep John, parashikues amator i motit, por që ndiqet nga një masë e madhe e popullsisë në Tamil Nadu, rajoni më i prekur nga reshjet në Indi.
Zyrtarët në Sri-Lankë thanë se reshjet kanë mbytur 25 persona. Shumica e tyre raportohet të jenë mbytur në ujë, ndërsa rrëshqitja e dheut ka lënë të lënduar pesë persona.
Gjashtëmbëdhjetë persona e kanë humbur jetën në Tamil Nadu të Indisë, tha ministri rajonal për menaxhimin e fatkeqësive në një konferencë për gazetarë.
Parashikimi i motit për sot
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës