Kancelari gjerman, Olaf Scholz deklaroi se Gjermania po diskuton me aleatët, në lidhje me garancitë për sigurinë që mund t’i ofrohet Ukrainës pas përfundimit të Luftës.
Por Scholz theksoi se Ukrainës nuk mund t’i ofrohet e njëjta siguri si për çdo vend anëtar të aleancës ushtarake të NATO-s, shkruan Reuters.
“Ne po diskutojmë me aleatët çështjen e garancive të sigurisë që mund të japim. Ky është një proces në vazhdim. Është e qartë se nuk do të jetë njësoj sikur dikush të ishte anëtar i NATO-s,” u shpreh ai.
Scholz, i cili mori detyrën në dhjetor të vitit të shkuar, është përballur me akuza brenda dhe jashtë vendit për dështimin për të treguar lidership në krizën e Ukrainës.
Ai theksoi se nuk donte të ishte një nga politikanët që çdo javë bëjnë një premtim dhe më pas nuk i mbajnë 90% të tyre. /euronews.al/
Natë tragjike në Kosovë: Tre persona humbin jetën
Hansi Flick kërkon përforcime, Barcelona i “sakrifikon” dy y...
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...