Kancelari gjerman Olaf Scholz tha këtë të mërkurë se Ukraina nuk ishte konsultuar me vendin e tij për ofensivën e saj në Rusi më 6 gusht dhe se ai priste që përparimi të ishte i kufizuar.
Duke folur gjatë një konference për shtyp pas bisedimeve me presidenten moldave Maia Sandu në Kishinau, ai tha gjithashtu se Gjermania do të vazhdojë të jetë mbështetësi më i madh i Ukrainës në Evropë.
Nga ana e saj, presidentja e Moldavisë Maia Sandu tha se mbështetja e Berlinit për vendin e saj forcon Ukrainën fqinje dhe sigurinë në rajon.
Ajo theksoi gjithashtu se Moldavia është e hapur për investime dhe ftoi biznesmenët gjermanë të marrin pjesë në tenderin e parë të vendit për prodhimin e energjisë së rinovueshme./abcnews/
Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...