Kryeministri sllovak, Rober Fico është në rrezik për jetë pasi është qëlluar disa herë me armë zjarri.
Liderë të ndryshëm botëror kanë reaguar për atentatin ndaj kryeministrit sllovak, shkruan Arbresh.info
Së fundmi, ka reaguar edhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, i cili me anë të një postimi në rrjetin social “X” ka dënuar aktin frikacak ndaj kryeministrit Fico.
“Jam thellësisht i tronditur nga lajmi i sulmit frikacak ndaj kryeministrit sllovak Fico. Dhuna nuk duhet të ekzistojë në politikën evropiane. Në këto orë, mendimet e mia janë me Robert Fico, familjen e tij dhe qytetarët e Sllovakisë” – ka shrkuar Scholz.
I am deeply shocked by the news of the cowardly attack on Slovakian Prime Minister Fico. Violence must not be existant in European politics. In these hours, my thoughts are with Robert Fico, his family and the citizens of Slovakia.
— Bundeskanzler Olaf Scholz (@Bundeskanzler) May 15, 2024
Faqja zyrtare e Kryeministri sllovak në Facebook, bënë të ditur ai është transportuar me helikopter në Bratislavë për trajtim mjekësorë.
Ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk është aspak e mirë.
Sipas mediave botërore, të shtënat ndodhën jashtë Shtëpisë së Kulturës në qytetin Handlova, rreth 93 milje në verilindje të kryeqytetit Bratislava.
Ndërsa mediat slloavek kanë raportuar se Fico është plagosur në bark dhe në krah dhe po planifikohet të hyjë në operacion. / Arbresh.info
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...
Dita e ndeshjes: Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e ...