Gjermania më nuk do t’u jap leksione ekonomive të tjera të Bashkimit Evropian, kështu ka pohuar Olaf Scholz, i cili është emri më i përfolur që të bëhet ministër i financave në koalicionin e ri të kancelares gjermane, Angela Merkel.
“Gjermania nuk ka nevojë që t’u diktojë shteteve evropiane si të qeverisin në vendin e tyre. Janë disa gabime gabime që janë bërë në të kaluarën”, Scholz tha për Der Speigel.
Fjalët e tij janë si kritikë ndaj ish-ministrit të financave, Ëolfgang Schauble, i cili vazhdimisht ka këmbëngulur në një ashpërsi ndaj shteteve që kishin kriza brenda Eurozonës.
Partnerët ekonomik të Gjermanisë, si dhe institucionet ndërkombëtare siç është Fondi Ndërkombëtar Monetar i bëjnë thirrje Berlinit që të investojë më shumë në mënyrë që t’i rrisë ekonomitë e tjera në mënyrë indirekte.
Megjithatë zyrtaret gjermanë thonë që tepricat tregtare janë një tregues i fuqisë së Gjermanisë.
Kujtojmë që shteti gjerman është anëtari më i pasur i Eurozonës./Indeksonline/
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...