Kancelari gjerman Olaf Scholz mendon se është “absolutisht i nevojshëm” vazhdimi i dialogut me presidentin rus Vladimir Putin,shkruan CNN.
Gjatë një interviste për agjencinë e lajmeve dpa, Scholz tha se : “Është absolutisht e nevojshme të vazhdojmë të flasim me Putinin. Dhe unë do të vazhdoj ta bëj këtë, siç do ta bëjë edhe presidenti francez.”
“Dhe ka disa vende dhe lider që duhet të flasin me të. Dhe është e nevojshme që ata të jenë të qartë, sepse kur flas me Putinin, them, për shembull, të njëjtat gjëra që ju thashë edhe juve: Ju duhet ta kuptoni se nuk do të ketë paqe të diktuar (d)”, tha Scholz.
“Dhe nëse vërtet beson se të pushtosh një vend dhe më pas të shpresosh se kohët do të ndryshojnë dhe çdo gjë do të kthehet në normalitet, ky është një gabim. Ju duhet të tërhiqni trupat tuaj dhe duhet të arrini një marrëveshje me Ukrainën, e cila është e pranueshme dhe e drejtë për popullin e Ukrainës”, shtoi Scholz. /arbresh.info/
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...
Berat, 37-vjeçari dërgohet në spital i plagosur me armë zjar...