Kancelari gjerman Olaf Scholz, kreu i Social Demokratëve (SPD), thotë se rezultatet e zgjedhjeve janë “të hidhura” për partinë e tij, duke e quajtur atë një “humbje”.
Si përkujtim, exit poll-et treguan se SPD ishte në vendin e tretë, me 16-16.5% të votave.
Duke folur me mbështetësit në Berlin, Scholz thotë se është një moment “në të cilin ne duhet të pranojmë se kemi humbur zgjedhjet”, shkruan BBC, përcjell Arbresh.info.
Në zgjedhjet e mëparshme, thotë ai, partia kishte një rezultat “më të mirë” për të cilin ai ishte “përgjegjës”, duke shtuar se ky rezultat “është më i keq dhe unë jam përgjegjës edhe për këtë”.
Scholz vazhdon të përgëzojë Friedrich Merz, liderin e partisë konservatore Demokristiane./Arbresh.info/
Izraeli përgatitet për rifillimin e sulmeve ndaj Iranit
Man United mposht Nottingham-in, siguron Champions-in
Nagavci pas takimeve me bashkatdhetarët: Rrugës për në Gjako...
Kurti: VV-ja ka rekord 51.1%, opozita ka nevojë për një humb...
Shkurte Fejza mesazh studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Ve...
Korçë, dyshime për eksploziv/ Rrethohet lagjja 18, forcat xh...