Kreu forcave ushtarake amerikane në Evropë, gjenerali, Curtis Scaparrotti, tha se do të rekomandojë që Shtetet e Bashkuara të mos i shesin aeroplanët luftarakë Turqisë nëse paraprakisht Ankaraja nuk zbrapset nga planet për blerë sistemin mbrojtës raketor të Rusisë.
“Këshilla ime më e mirë ushtarake do të ishte që ne nuk do të punojmë me një aleat që është duke punuar me sistemet ruse” tha gjenerali i ushtrisë amerikane, Curtis Scaparrotti, kreu i forcave amerikane në Evropë, gjatë një seance dëgjimore të Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit.
Scaparrotti është gjithashtu Komandanti Suprem i Aleancës i NATO-s në Evropë.
Presidenti i Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan, ka thënë se planifikon të blejë sistemin rus përkundër vërejtjes së Aleancës Veriatlantike, se ai nuk mund të integrohet në sistemin mbrojtës të NATO-s, informon Reuters.
Zyrtarët e SHBA-së kanë thënë se nëse Turqia vazhdon me blerjen e sistemit rus, Uashingtoni do të tërheqë ofertën e vet për të shitur një paketë raketash “Raytheon Co Patriot” në vlerë prej 3.5 miliardë dollarësh.
Muajin e kaluar, ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, tha se marrëveshja për blerjen e sistemit mbrojtës raketor të Rusisë, tashmë është çështje e kryer./rel/
Rrahje masive në Brazil, gjyqtari ndanë 23 kartonë të kuq ...
Ekstradohen nga Shqipëria në Kosovë dy shqiptarë, kërkoheshi...
QKMK: Është bllokuar qarkullimi i automjeteve në dalje të pi...
SPAK dhe PSRK nënshkruan një marrëveshje për krijimin e ekip...
Delegacioni i SPAK-ut vizitë zyrtare në Kosovë, priten në ta...
32 aksidente për një javë në Ferizaj, lëndohen 15 persona