Arabia Saudite mohoi sot akuzat e senatorëve amerikanë, mbi përfshirjen e princit të Kurorës Mohammed bin Salman në vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, raporton Anadolu Agency (AA).
“Në asnjë moment princi i Kurorës nuk ka qenë në lidhje me ndonjë zyrtar saudit ose me ndonjë njësi qeveritare për të dëmtuar Jamal Khashoggin”, shkroi në Twitter, Fatima Baeshen, zëdhënëse e ambasadës saudite në Washington.
“Hedhim poshtë kategorikisht të gjitha akuzat të cilat pretendojnë një lidhje të princit me këtë incident të tmerrshëm”, tha ajo.
Baeshen thotë se autoritetet e vendit mbesin në deklaratat e para se princi i Kurorës komunikon rregullisht me zyrtarët e gjykatës Mbretërore.
Një raport i CIA-s, i lëshuar në nëntor, implikon bin Salman në vrasjen e Khashoggit.
“Mbretëria e Arabisë Saudite ka qenë transparente në adresimin e këtij gabimi tragjik, duke kërkuar përgjegjësi për fajtorët, me çka ka vendosur masa korrektuese për të siguruar se nuk do të përsëritet një boshllëk i tillë institucional i kësaj natyre katastrofike”, shkroi Baeshen.
Në një konferencë për media sot, pas një brifingu me drejtoren e CIA-s, Gina Haspel, senatorja amerikane Lindsey Graham e përshkroi princin saudit të Kurorës “një gjyle shkatërruese”.
“Mendoj se ai është bashkëpunëtor në vrasjen e Khashoggit, në nivelin më të lartë të mundshëm”, tha Graham.
Senatori Bob Corker, një nga tetë senatorët e pranishëm në konferencë, u tha gazetarëve se beson se bin Salman është përgjegjës për vrasjen.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...