Kompania ajrore skandinave, SAS bëri të ditur se ishin anuluar 673 fluturime duke ndikuar tek 72 000 pasagjerë, pasi pilotët në Danimarkë, Norvegji dhe Suedi hynë në një grevë për kushtet e punës.
Bisedimet e ndërmjetësuara me sindikatat pilot të SAS që përfaqësonin rreth 1 500 pilotë u ndërprenë të premten herët pa asnjë marrëveshje konkrete.
Ndërmjetësit në tre kryeqytetet nordike thanë se ka dallime të mëdha ndërmjet palëve.
Pilotët e SAS thanë se donin kompensim për shkurtimet e pagave dhe lëshimet e tjera të bëra kur kompania kishte pasur problem financiare.
Në Suedi, pilotët kërkuan rritje pagash prej 13 %, ndërkohë që ndërmjetësit ofruan 2,3%./atsh/
2 milionë dollar për çdo anije për të kaluar Ngushticën e Ho...
Liverpooli planifikon spastrim të madh gjatë verës, katër yj...
Revista britanike “Express”: Tirana, destinacioni surprizues...
Ekstradohet nga Franca në Kosovë i dyshuari për vrasje në te...
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...