Kryeministri socialist i Spanjës Pedro Sanchez, i cili është bërë një nga zërat më kritikë të BE-së kundër Izraelit, u bëri thirrje qeverive perëndimore në samitin e mbajtur në Uashington.
“Nëse i themi popullit tonë se mbështesim Ukrainën sepse mbrojmë ligjin ndërkombëtar, atëherë duhet të bëjmë të njëjtën gjë në lidhje me Gazën,” tha ai në margjinat e një samiti të NATO-s.
Për kryeministrin socialist të Spanjës duhet të ketë një “qëndrim politik konsistent” për këtë çështje, “pa zbatuar standarde të dyfishta”.
“Ne duhet të krijojmë kushtet për një armëpushim të menjëhershëm dhe urgjent”, shtoi ai, duke paralajmëruar kundër rrezikut të përshkallëzimit në kufirin midis Izraelit dhe Libanit.
Në muajt e fundit, Spanja është bërë një nga zërat më kritikë brenda Bashkimit Eiropian kundër qeverisë së Benjamin Netanyahu. Së bashku me ato të Irlandës dhe Norvegjisë, qeveria e Pedro Sanchez njohu shtetin e Palestinës në fund të majit, duke nxitur zemërimin e qeverisë izraelite./abcnews.al
Votimi përmes postës, KQZ publikon hapat që duhet ndjekur di...
Meteorologët paralajmërojnë se kjo verë do të sjellë nxehtës...
Bllokimi i punimeve në Ishullin Urban, Rama mban konferencë ...
Haradinaj: Jam për Ballkanin e Hapur, por me një kërkesë – S...
Mourinho kërkon transferimin e një mbrojtësi të majtë, tre e...
Incident i pazakontë në Britani, radio shpall gabimisht vdek...