Konservatorja e linjës së ashpër, Sanae Takaichi është zgjedhur gruaja e parë kryeministre e Japonisë, e cila pritet ta drejtojë shtetin kah e djathta.
Ish-ndihmëse e kryeministrit Shinzo Abe dhe admiruese e ish-kryeministres britanike, Margaret Thatcher, Takaichi i ka siguruar 237 vota në Dhomën e Ulët të Parlamentit, nga 465 sa janë gjithsej.
Fitorja e saj shënon një moment të rëndësishëm për vendin në të cilin kanë udhëhequr gjithmonë burrat.
Ajo pritet të ketë qasje më të ashpër në temat sikurse imigrimi dhe çështjet sociale.
Japonia është duke u përballur me rritje të çmimeve, situatë që e ka rritur zemërimin publik dhe e ka rritur mbështetjen për grupet e së djathtës.
Ndonëse ka fituar mjaftueshëm vota për pozitën e kryeministres, asaj do t’i duhet mbështetje më e madhe e partive opozitare për të udhëhequr në mënyrë efektive.
Takaichi pritet ta bëjë betimin në mbrëmjen e së martës.
Emërimi i saj ka ardhur pasi kryeministri në shkuarje Shigeru Ishiba ka dhënë dorëheqje një muaj më parë, duke e marrë përgjegjësinë për humbjen e partisë së tij në zgjedhje./rel
Oficerët doganorë në detyrë gjatë natës së ndërrimit të vite...
OVL UÇK: 2026-ta qoftë vit shprese dhe uniteti për mbarë kom...
Basha: Ndërrimi i viteve na jep energji dhe shpresë të re
Reduktime të mundshme në disa komuna për natën e Vitit të Ri
Rama mesazh urimi për fundvit: Rruga drejt BE-së është e pak...
“Gati për festë”, me një fotografi familjare Osmani uron qyt...