Bisedimet në samitin e G7-ës në Kanada kanë dështuar të zgjidhin dallimet e mëdha mes presidentit amerikan Donald Trump dhe liderët e vendeve të mëdha industriale.
Ndasitë ishin të dukshme edhe të premten, me theks të veçantë në tregti, transmeton portali arbresh.info.
Aleatët e SHBA-ve janë të zemëruar me vendimin e fundit të Trumpit për të vendosur tarifa në importimin e çelikut dhe aluminit, duke ngritur shqetësime për luftë tregtare.
Ende nuk dihet nëse do të ketë komunikatë për media nga të gjithë të pranishmit kur të përfundojë takimi.
Takimi dy-ditor po mbahet në qytetin La Malbaie, në provincën e Quebec.
Trump do të niset herët të shtunën për në Singapor për një takim të rëndësishëm me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un./Arbresh.info/
Klodi me pëlqim për Benitën?
LVV-ja konfirmon dëmtimin e varrit të Astrit Deharit: Jemi n...
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...