Ministri i Jashtëm i Italisë, Matteo Salvini këmbënguli se portet e vendit janë të mbyllura për emigrantët, përderisa një anijë me 47 persona që u shpëtuan në detin e Sicilisë në një mot shumë të keq.
“Provokimi i njëqindë: pasi qëndroi në ujërat malteze, anija me 47 emigrantë në bord niset për brigjet tona. Akush nuk do të zbresë në Itali”, ka theksuar ai, transmeton portali arbresh.info
“Gati për të dërguar ilaçe, ushqim dhe gjithçka që është e nevojshme, por portet italiane janë dhe do të mbeten të mbyllura”, shtoi ai.
Anija me flamur holandez, që operohet nga bregdeti gjerman Sea Ëatch, i mori emigrantët dhe azilkërkuesit, duke përfshirë tetë të mitur, pasi kishin mbetur për gjashtë ditë në brigjet e Libisë.
Njëzet organizata, përfshirë Amnesty International, Mjekët pa Kufij, Oxfam dhe Save the Children, përkujtuan Italinë dhe Europën se ata ishin ligjërisht të detyruar të siguronin një port të sigurt për migrantët sipas ligjit ndërkombëtar detar./arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...