Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka lavdëruar veprimet ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, por ka përjashtuar mundësinë e bashkimit të aleancës me konfliktin rajonal.
Duke folur për televizionin gjerman ARD në Bruksel, Rutte tha se ishte “shumë e rëndësishme” ajo që SHBA-të po bënin “së bashku me Izraelin” për të shkatërruar dhe degraduar aftësinë e Iranit për të zhvilluar aftësi raketore bërthamore dhe balistike.
Ai vazhdoi të theksonte se NATO si aleancë nuk do të përfshihej.
“Nuk ka absolutisht asnjë plan që NATO të përfshihet në këtë ose të jetë pjesë e saj”, tha ai, duke shtuar se aleatët individualë mund të mbështesin përpjekjet e SHBA-së.
Ndryshe, SHBA-të dhe Izraeli tash e tre ditë po kryejnë sulme ajrore mbi caqet ushtarake në Iran, duke bërë gjithçka që të parandalojnë ndonjë kundërsulm të mundshëm nga Teherani.
Vdesin 6 anëtarë të forcave amerikane pas sulmeve nga Irani
Tjetër hap fals i Realit në luftë për titull – mposhte...
Avionët amerikanë largohen nga Spanja pasi ndaluan objektet ...
Publikohen pamje të bombarduesve amerikanë që kryen sulme th...
Shtëpia e Bardhë: 49 udhëheqës të lartë të regjimit iranian ...
Rritet niveli global i detit