Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, njoftoi të mërkurën se katër ushtarë amerikanë, të cilët u zhdukën në Lituani gjatë stërvitjeve ushtarake, kanë vdekur.
Ushtria Amerikane në Evropë dhe Afrikë tha në një komunikatë më herët se katër ushtarët “po kryenin stërvitje taktike të planifikuara” kur u zhdukën të martën.
Ata u zhdukën pas një stërvitjeje në qendrën stërvitore lituaneze, Pabrade, rreth 10 kilometra larg kufirit me Bjellorusinë.
“Derisa po flisja, doli lajmi për katër ushtarë amerikanë që u vranë në një incident në Lituani”, u tha gazetarëve Rutte gjatë një vizite në Varshavë të mërkurën.
Shefi i NATO-s tha se ai nuk di më shumë hollësi për këtë incident.
Në një komunikatë të mërkurën, Ushtria Lituaneze tha se zhdukja e ushtarëve u raportua në orën 16:45, me orën lokale, më 25 mars, ndërsa njoftimi zyrtar arriti te autoritetet në Vilnius deri në orën 19:20.
Ka filluar një operacion kërkimi ku janë përfshirë personel ushtarak, shërbime shpëtimi dhe zjarrfikës.
Policia lituaneze gjithashtu ka nisur një hetim./rel
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...