Një ligj i ri ka hyrë në fuqi në Rusi që kërkon nga të huajt që vizitojnë vendin të japin shenjat e gishtave dhe të bëjnë kontrolla të detyrueshme mjeksore.
Kushdo që qëndron në Rusi mbi 90 ditë do të kontrollohet mbi sëmundjet seksualisht të transmetueshme, tuberkulozin dhe përdorimin e drogës, tranmseton portal arbresh.info
Disa grupe biznesi, duke përfshirë dhomën gjermano-ruse të tregtisë jashtë vendit, kanë kundërshtuar ligjin.
Sipas BBC është raportuar që të huajt do të kontrollohen çdo tre muaj, ndërsa Ministria e Shëndetësisë e Rusisë ka mohuar këto raporte.
Ambasadori amerikan Jason Rebholz tha në fillim të këtij muaji se ligji ishte “ksenofobik” dhe e bënte më të vështirë për të huajt të jetonin në Rusi.
Diplomatët ose anëtarët e organizatave ndërkombëtare dhe familjet e tyre përjashtohen, si dhe fëmijët nën moshën gjashtë vjeçare si dhe shtetasit bjellorusia.
Janë ngritur shqetësime edhe për gjendjen relativisht të dobët të shërbimit shëndetësor të Rusisë, si dhe frikën për mbrojtjen e dobët të të dhënave. Kontrollet mjekësore pritet të përfshijnë teste gjaku, rreze X dhe madje edhe skanime CT, dhe punëtorët e huaj do të duhet t’i bëjnë testet në qendrën e migracionit Sakharovo 80 km (50 milje) jashtë Moskës.
Në anën tjetër, spitalet në Rusi janë duke u përballur me infeksionet në rritje të Covid-19, me 932 vdekje të regjistruara në 24 orët deri të mërkurën./arbresh.info/
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...