Raportohet se Rusia e ka urdhëruar arrestimin e zëdhënësit të kompanisë pronare te rrjetit social Facebook, Meta, duke e akuzuar atë për promovimin e terrorizmit.
Urdhërarresti për Any Stone u bë publik më 26 nëntor nga uebsajti rus i lajmeve, Mediazona, sipas të cilit Ministria e Drejtësisë e Rusisë e kishte lëshuar atë në shkurt 2023.
Stone, i cili nuk ishte i qasshëm për koment, u bë cak i Rusisë për shkak të një ndryshimi në politikat e Metës në mars 2022, rreth një muaj pasi Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës.
Ndryshimi në politikat e Metës mundësoi që të bëheshin thirrje për dhunë kundër pushtuesve rusë, përfshirë presidentit Vladimir Putin, në platformat e saj, Facebook dhe Instagram.
Dy platformat kryesore të Metës, Facebook dhe Instagram, u ndaluan në Rusi pak pas fillimit të pushtimit të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar./rel
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës