Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov ka thënë se sulmi kimik i raportuar në Siri është inskenuar nga agjentët e huaj.
SHBA dhe Franca thonë se kanë dëshmi që ka ndodhur, dhe së bashku me Britaninë janë duke shqyrtuar ndërhyrjen ushtarake si hakmarrje, transmeton portali arbresh.info.
Rusia, që ka forca ushtarake të vendosura në Siri në mbështetje të qeverisë, ka paralajmëruar se sulmet ajrore amerikane rrezikojnë nisjen e një lufte globale.
Inspektorët e pavarur të armëve kimike priten të arrijnë në zonën që ka ndodhur sulmi i pretenduar.
Gjatë një konference për media, Lavrov tha se kishte dëshmi që nuk mund të hidhen poshtë se sulmi ishte inskenuar si pjesë e fushatës rusofobë të udhëhequr nga një shtet, të cilin nuk e bëri të ditur.
Rusia ka kërkuar një takim të OKB-së në Nju Jork më vonë gjatë ditës, por ende nuk është konfirmuar se kjo do të ndodhë.
Shtëpia e Bardhë thotë se po vazhdon të vlerësojë inteligjencën dhe të flasë me aleatët e saj rreth mënyrës se si të përgjigjet./Arbresh.info/
Tragjedi në Meksikë, të paktën pesë të vdekur nga zjarri në ...
AKR e Nisma nuk do të marrin pjesë në zgjedhje
VV-ja zyrtarizon koalicionin me GUXO-n, Alternativën dhe PSh...
Kusari-Lila në Zvicër: Kosova mbetet pro rrugës evropiane
Publikohen çmimet e reja të derivateve për sot, nafta 1.67 e...
Falsifikim me dokumente në Prishtinë, policia sekuestron kom...