Rusia tha se gjithmonë i merr seriozisht propozimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për këmbimin e të burgosurve.
Kështu tha më 11 nëntor, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, kur u pyet nga gazetarët nëse Rusia ishte e gatshme të intensifikonte negociatat me SHBA-në.
“Ka kanale ekzistuese, ato duhet të jenë diskrete”, u tha ai gazetarëve.
Presidenti amerikan, Joe Biden, tha më 9 nëntor se ai priste që presidenti rus, Vladimir Putin, të fliste më seriozisht për këmbimin e mundshëm të të burgosurve dhe të siguronte lirimin e yllit të basketbollit, Brittney Griner, që gjendet në burg në Rusi.
Griner u dënua në gusht nëntë vjet burgim, pasi policia tha se i kishin gjetur vaj kanabisi në bagazhin e saj, teksa kishte arritur në aeroportin Sheremetyevo të Moskës.
Ajo u arrestua në shkurt, në kohën e rritjes së tensioneve midis Moskës dhe Uashingtonit, disa ditë para se Rusia të niste pushtimin e Ukrainës.
SHBA-ja ka thënë gjatë verës se i ka bërë “ofertë” serioze Rusisë për lirimin e Griner dhe Paul Whelan, i cili është dënuar më 2020 me 16 vjet burgim në Rusi, nën akuzat për spiunim.
Persona, që kanë njohuri për këtë temë, kanë thënë se SHBA-ja ka kërkuar shkëmbimin e të burgosurve, duke ofruar që t’ia dorëzojë Rusisë tregtarin e dënuar të armëve, Viktor Bout./rel/
Opozita proteston sot në Tiranë, masa të rrepta sigurie dhe ...
Edi sulmon Dolcen me fjalë ofenduese pas ndarjes së saj nga ...
63 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Kurti: Komisionerë e individë që janë përfshirë në manipulim...
Rinumërohen 1,423 nga 2,557 vendvotime
Alexander-Arnold do të qëndrojë në Real Madrid