Rusia thotë se luftëtarët armenë në rajonin e Nagorno-Karabakut kanë nisur të dorëzojnë armët, ndërsa kanë mbërritur ndihma humanitare për 120 mijë armënë të cilët thonë se bota i braktisi pasi Azerbajxhani mposhti forcat e tyre.
Armenët na Karabak, që ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Azebajxhanit, u detyruan të deklaronin armëmpushim në 20 shtator pas një operacioni të rrufeshëm ushtarak prej 24 orësh nga ushtria shumë herë me e madhe e Azebajxhanit.
“Grupet e armatosura në Karabak kanë filluar të dorëzojnë armët dhe pajisjet e tjera ushtarake tek paqeruajtësit rusë”, tha Kremlini, i cili ka rreth 2 mijë paqeruajtës në Karabak.
E ardhmja e Karabakut dhe 120 mijë armenëve etnikë është e paqartë. Azerbajxhani synon të integrojë rajonin e ndarë, por armenët etnikë thonë se mund të përballen me persekutim dhe shprehen se ndihen të braktisur nga bota.
Armenia, e cila humbi luftën e vitit 2020 për këtë rajon, ka ngritur strehë për mijëra armënë nga Karabaku, edhe pse kryeministri Nikol Pashinyan thoë se largimi nga shtëpitë e tyre duhet të ndodhë vetëm nëse është absolutisht e nevojshme./voa/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...