Ministria e Jashtme e Rusisë thotë se ka shkëmbyer Trevor Reed, një ish-marins amerikan, i mbajtur në një burg rus për shtetasin e saj Konstantin Yaroshenko që vuan një dënim 20-vjeçar në Shtetet e Bashkuara.
Sipas Al Jazeera, përcjell Telegrafi, shkëmbimi i të burgosurve u bë të mërkurën si rezultat i një procesi të gjatë negociues, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova në kanalin e saj Telegram.
“Sipas ministrisë së jashtme këtu në Rusi, shtetasi amerikan 30-vjeçar, ish-marinsi Reed nga Teksasi, tani është duke u nisur për në shtëpi”, tha Dorsa Jabbari e Al Jazeera, duke raportuar nga Moska.
“Reed u arrestua në vitin 2019 dhe u akuzua për sulm dhe rrezikim të jetës së një oficeri policie këtu në Moskë. Ai u dënua me nëntë vjet në 2020, që është afër dënimit maksimal prej 10 vitesh që ai mund të kishte marrë”. /Telegrafi/
Çmimi i arit arrin rekord të ri pasi Trump kërcënon Evropën ...
MPB mirëpret aksionin policor për leje armësh: Nuk do të tol...
Marc Guehi zyrtarisht lojtari më i ri i Manchester Cityt
Shefi i EULEX-it viziton Zyrën e Kryeprokurorit, në fokus mb...
Nga sot hiqet detyrimi i paraqitjes 6-mujore për pensionistë...
Real Madrid me shumë mungesa ndaj Monacos