Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov, tha se forcat ruse kanë shkatërruar një fabrikë të municionit afër Kievit.
“Gjatë natës, sulmet ajrore me saktësi të lartë kanë shkatërruar një fabrikë municioni afër qytetit Brovari në rajonin e Kievit”, tha Konashenkov, raporton Reuters.
Më herët, kreu i këtij qyteti kishte konfirmuar se ka pasur sulme ajrore ndaj infrastrukturës në këtë zonë, por nuk kishte dhënë detaje për viktimat apo dëmin e shkatërruar.
Po ashtu, mediat lokale kanë raportuar se mëngjesin e 17 prillit janë dëgjuar shpërthime në kryeqytetit ukrainas, Kiev.
Ditë më parë, Rusia ishte zotuar se do të sulmonte Kievin, në kundërpërgjigje të asaj që tha se ishin sulme ukrainase ndaj rajoneve ruse, që gjenden pranë kufirit me Ukrainën.
Rusia, që ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt, ka thënë se fundmi se do të përqendrojë operacionet e saj në lindje të Ukrainës, ku gjendet rajoni Donbas, rajon në të cilin, që prej vitit 2014, separatistët e mbështetur nga Moska kanë luftuar kundër forcave të Kievit./REL/
Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë pa datë të përfundimit
Zhytësit nxjerrin trupat e shtatë turistëve kinezë dhe të nj...
20 vjet nga grabitja më e madhe në historinë e Britanisë – d...
Iu gjetën eshtrat pas 28 vitesh, rivarroset dëshmori Agron G...
Bayern Munich fiton me vështirësi ndaj Eintracht Frankfurt
Vritet me thikë 47-vjeçari në Kavajë, pas një konflikti për ...