Kievi ishte subjekt i dy valëve të sulmeve me dronë në orët e para të 5 nëntorit, tha kryetari i kryeqytetit ukrainas, Vitali Klitscho. Ai shtoi se sistemet e mbrojtjes ajrore në Kiev po punojnë për të zmbrapsur sulmin e dytë në qarkun Obolonski, në verilindje, pasi qarku Holosvivski në jug një ditë më parë u godit po ashtu nga dronët rusë.
Përmes një postimi në Telegram, Klitschko u bëri thirrje banorëve që të qëndrojnë në strehimore.
Në Harkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, dy gra u plagosën nga granatimet ruse më 5 nëntor, tha kryetari Ihor Terekhov.
Në javët e fundit, Kievi dhe Harkivi kanë qenë cak i sulmeve ajrore ruse pothuajse përditë, teksa Ukraina po përgatitet për dimrin e tretë që kur Rusia nisi pushtimin e shtetit fqinj.
Forcat ajrore ukrainas, ndaras, thanë se kanë rrëzuar 48 nga 79 dronët e lëshuar nga Rusia ndaj rajoneve ukrainase.
Ndërkaq, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se ka shkatërruar gjashtë dronë rusë mbi rajonin e Brijanskut./rel
Murati nënshkruan udhëzimin: Arkat fiskale bëhen digjitale d...
OVL-UÇK mirëpret procedimin e ligjit për UÇK në javën tjetër
Burgim i përjetshëm për dy terroristët e Banjskës, Hoxha: Ta...
Whitaker takohet në Tiranë me veteranë shqiptarë e amerikanë...
Hegseth: Vendosja e minave në Ngushticën e Hormuzit ”një shk...
Kuvendi zgjedh dy anëtarët e KGjK-së