Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, deklaroi të martën se Moska zyrtare mbështet armëpushimin e arritur mes Izraelit dhe Iranit, por shtoi se është e vështirë të parashikohet nëse ai do të zgjasë, raporton Reuters.
“Është shumë e vështirë të nxirren përfundime për momentin,” tha Lavrov në reagimin e parë të Rusisë ndaj marrëveshjes së armëpushimit, të ndërmjetësuar nga presidenti amerikan Donald Trump.
Ai shtoi se pas shpalljes së armëpushimit, janë raportuar sulme dhe shkëmbime të incidenteve mes Izraelit dhe Iranit, prandaj nuk duhet të nxirren përfundime bazuar vetëm në informacione të pjesshme.
Bllokohet kufiri Kosovë-RMV, policia maqedonase e ndalon qar...
Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë nga nesër në gre...
Malisheva nis luftën me rriqrat, dezinsekton zonat ku mund t...
Aksident i rëndë me 6 të lënduar në Doberllukë të Vushtrrisë
Aksident me fatalitet në Koshare të Ferizajt, një i vdekur
Pamje nga vetaksidenti tragjik në Dollc të Klinës, shoferi n...