Rusia ka vendosur sanksione ndaj bashkëshortes dhe vajzës së presidentit amerikan Joe Biden. Sipas agjencisë ruse të lajmeve RIA Novosti, Jill Biden dhe Ashley Biden janë mes 25 shtetasve amerikanë në një listë të zgjeruar të sanksioneve të Rusisë, shkruan The Guardian.
Hapi u ndërmor “si një përgjigje ndaj sanksioneve të SHBA-së kundër figurave politike dhe publike ruse”, tha Ministria e Jashtme e Rusisë në një deklaratë. Në prill, SHBA vendosi sanksione që synonin dy vajzat e presidentit rus Vladimir Putin – Maria Vorontsova dhe Katerina Tikhonova.
Dy vajzat e rritura të ish-gruas së Putinit, Lyudmila Shkrebneva, u sanksionuan së bashku me gruan dhe vajzën e ministrit të Jashtëm, Sergei Lavrov, dhe anëtarët e këshillit të sigurisë të Rusisë, duke përfshirë ish-presidentin dhe kryeministrin Dmitry Medvedev.
Rikujtojmë se Rusia u ka ndaluar hyrjen në vend 963 amerikanëve, në të cilën ishin të përfshirë presidenti Biden, Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe shefi i CIA-s, William Burns. Gjithashtu gjatë këtij muaji, Rusia shpalli “non grata” edhe 61 zyrtarë të tjerë amerikanë dhe drejtues kryesorë të mbrojtjes dhe mediave, duke i ndaluar hyrjen në vend.
Lista përfshinte krerët e firmave kryesore, platformave mediatike, agjencive të vlerësimit dhe kompanive të ndërtimit të avionëve dhe anijeve, si dhe zyrtarë individualë të Departamentit të Shtetit të SHBA-së./abcnews.al
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...