Rusia raporton 10,633 raste të reja me koronavirus brenda 24 orëve kurse numri i përgjithshëm ka shkuar në 134,687.
Rreth 50% e rasteve nuk kanë treguar simptoma, thuhet në një deklaratë, duke shtuar se numri i viktimave është 1,280.
Rusia këto katër ditë ka shënuar një rritje të numrit të rasteve me koronavirus.
Në mars, Vladimir Putini pasqyronte besim në lidhje me reagim e qeverisë së tij për parandalimin e koronavirusit, duke i siguruar qytetarët se situata është nën kontroll fal masave të marra më herët.
Që nga 13 prill, situata ka ndryshuar. “Ne kemi shumë probleme,” tha Putin përmes një video konference. “Nuk ka asgjë për tu shqetësuar dhe nuk duhet të dorëzohemi, pasi sipas specialistëve ne ende nuk e kemi kaluar piken me të lartë të rasteve me koronavirus.”/arbresh.info/
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...