Zëdhënësja e diplomacisë ruse, Maria Zahkarova, ka reaguar pasi Ana Bërnabiq ka deklaruar se Serbisë po i kërkohet nga BE-ja që t’i vendosë sanksione Rusisë dhe që Serbia ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Zahkarova ka thënë se një kërkesë e tillë e Evropës për Serbinë “është qesharake”.
“Kjo është vërtetë qesharake. Çfarë ka mbetur nga Evropa në BE? Vetëm një referencë gjeografike për kontinentin. Evropa si qytetarim ruhet në Rusi”, ka shkruar drejtuesja e propagandës ruse. /arbresh.info/
Orav përshëndetet me Kurtin: Institucionet të jenë funksiona...
Emiratet e Bashkuara Arabe njoftojnë për 7 të vrarë dhe 145 ...
Aksioni kundër fajdes në Prizren, dëmi ndaj viktimës 700 mij...
Mbi 8 mijë zyrtarë ende pa deklaruar pasurinë
Orav përfundon misionin në Kosovë, takim lamtumirës me Osman...
Hamza nënshkruan peticionin kombëtar në mbështetje të ish-kr...