Forcat ruse tani marrë kontrollin e plotë të qytetit Lyman në Ukrainën lindore, sipas një deklaratë të ministrisë ruse të mbrojtjes, shkruan The Guardian.
Ditën e djeshme, Ukraina raportoi se Rusia kishte marrë në kontroll pjesën më të madhe të Lyman.
Luftimet mes forcave ruse dhe ukrainase kanë vazhduar prej ditësh.
Në një deklaratë ditën e sotme, Britania e Madhe paralajmëroi se marrja në kontroll e qytetit do t’i jepte Rusisë “një avantazh në fazën e ardhshme të ofensivës së Donbasit, ku ajo ka të ngjarë të rrisë përparimin e forcave ruse në qytetet kryesore të kontrolluara nga ukrainasit në Donetsk Oblast, Sloviansk dhe Kramatorsk./abcnews.al/
Nis seanca për ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e Presid...
Talenti 19-vjeçar i Real Madridit pritet të debutojë ndaj Ce...
Hamza para seancës: Shumica e deputetëve nuk i kanë amendame...
Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin
Ftohet seanca për ndryshimet kushtetuese